Gjatë ditës së sotme është arrestuar një tjetër kultivues kanabisi.
Në fshatin Dorëz të Tiranës u gjetën dhe asgjësuan 60 kubikë më mbjellë me farë kanabis në një objekt të përshtatur si banesë. Përvec kësaj sasi janë gjetur edhe disa rrënjë të kultivuara në luginën e fshatit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina” u arrestua në flagrancë 40 vjecari, Xhenali Vellku, banues në Tiranë.
Ky rast i goditjes së kultivimit të kanabisit vjen disa ditë pasi në Pukë u kap në flagrancë një i ri që do kultivonte 170 kubikë me kanabis.
Nga fillimi i vitit 2019 policia ka evidentuar 14 raste të prodhimit të kanabisit. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën Janar – Maj, janë asgjesuar 12.186 kubikë të kultivuar me fara kanabisi. /Opinion.al