Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Policia sqaron se në pranga ka rënë S. M., banues në Tiranë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës për motive të dobëta.
Ndërkohë, gruaja e dhunuar është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.