Një i ri ka përfunduar në pranga të policisë së Vlorës. 23-vjeçari Marjus Kapaj, është arrestuar pasi ka kanosur se do t’a vriste një bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Selenicë.
I riu, pas një debati me 36-vjeçarin F.F ka marrë armën e zjarrit, automatik, duke ia vendosur në kokë. Pas kësaj Marjus Kapaj ka qëlluar njëherë në ajër. Policia thotë s konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta.
Efektivët kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri Automatik-56, 15 fishekë, 1 krehër dhe 1 gëzhojë, të kalibrit 7.62 mm.