Policia e Korçës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili vidhte varëset e qytetarëve në rrugë.
Burime nga policia njoftojnë se E.R, 35 vjeç banues në Korçë, ishte autor i katër vjedhjeve të varëseve të floririt në lagjet nr.3 dhe nr.12. Por vjedhja e varëseve të dy të moshuarve ka sjellë arrestimin e tij.
Policia bën me dije se dy persona me inicialet A.M. dhe L.H. kanë denoncuar se një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt. Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se edhe në datat 26 dhe 17 korrik të 2019 u ka vjedhur varësen e floririt R.T dhe M.P.
Mbi të riun, rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Opinion.al