Kronikë

Arrestohet 34-vjeçari, përndiqte një vajzë në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 17/10/21 |
Opi Nion

Nëntë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është dhe një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet G. L. Ai akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një vajzë..

Po ashtu në pranga kanë rënë;

P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

-A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve

-H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas