Një 30 vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë së Komisariatit Nr.2 në Tiranë pas denoncimit të bërë nga ish e fejuara.
Mësohet se vajza i është drejtuar organeve policore pasi nuk ka duruar dot më përndjekjen që i bënte ish-bashkëjetuesi.
Bëhet me dije se çifti kishte kohë që ishte ndarë dhe nuk jetonin më bashkë, por burri, nuk e kishte lënë të qetë ish të fejuarën.
Rreth orës 20:00, u arrestua në flagrancë 32 vjecari me inicialet H.D, banues në Tiranë.
Sipas komunikatës zyrtare, dyshohet se i riu në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur ish bashkëjetuesen, shtetasen I.C, vjeç 30, banues në Tiranë.
Ai akuzohet për “Përndjekja”, sipas Nenit 121/a të Kodit Penal.