Kronikë

Arrestohet 30-vjeçari në Lezhë, lëvizte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 24/12/22 |
Opi Nion

Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me një makinë ku ndodheshin dhe dy persona të tjerë.

Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

“Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin Xh. I. dhe me pasagjerë, shtetasit B. R. dhe G. U. Në momentin e ndalimit, shtetasi B. R. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak,”-njofton Policia

Në përfundim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. M., 30 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe Xh. I., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. U., 20 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk ka kallëzuar. Ndërkohë, automjeti me të cilin udhëtonin të 3 shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Pas