Kronikë

Arrestohet 28-vjeçari, iu gjetën pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 23/02/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjetën pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale. Në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe OSHEE-në, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cryptocurrency”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. E., 28 vjeç, banues në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale. Në vijim të kontrollit, në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njofton policia./Opinion.al

Pas