Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Gjithashtu, autoritetet kanë proceduar penalisht pronarin e lokalit. I arrestuari është identifikuar me inicialet B. J., ndërsa personi i proceduar është O. D. (R)., të dy banues në Tiranë.
Pronari i lokalit akuzohet për“Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe “Mbajtja pa leje e municionit “, pasi ky shtetas kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për organizimin e lotarive të palejuara, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al