Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person A. E., 37 vjeç pasi akuzohen për “Vjedhje”.
Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja L. V., 53 vjeçe, administratore e pikës së grumbullimit të skrapit, për veprën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.
Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se shtetasit R. L. dhe A. E., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.06.2022, kanë vjedhur aparatet matëse të konsumit të ujit, në 3 banesa të ndryshme.
Pasi i vidhnin aparatet matëse, këta shtetas i shisnin në një pikë të grumbullimit të skrapit, e cila ishte në administrim të shtetases L. V., 53 vjeçe.
Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura. Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. E.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.