Aktualitet

Arrestohet 18-vjeçari, vodhi me armë një dyqan në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:28 - 07/09/21 |
Opi Nion

Një 18-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se i armatosur ka grabitur një shumë parash në një dyqan në fshatin “Drisht”.

Policia bën me dije se është arrestuar i riu me iniciale A. C., banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.  18-vjeçari dyshohet se në datën 2 Prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me D. Sh.,  kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një dyqan.

Po ashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i 18-vjeçarit dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas