Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një plagosje me thikë mes dy të rinjve në rrugën “Besim Alla”.
Policia ditën e sotme ka lokalizuar dhe ka arrestuar autorin L.H 18-vjeç banues në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë ky shtetas gjatë një konflikti, ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. /Opinion.al