Kronikë

Arrestohet 18 vjeçari, kundërshtoi policinë dhe përplasi dy makina


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 05/09/20 |
Opi Nion

Nje 18-vjecar është arrestuar nga policia, pasi ka refuzuar të paraqesë dokumentacionin e mjetit që drejtonte. Ai është ndaluar nga Forcat e Posaçme Operacionale në Patos, dhe pasi ka kundërshtuar dorëzimin e dokumentave është larguar me shpejtësi duke përplasur dy mjetë që ndodheshin në një lavazh. Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi K. M., 18 vjeç, banues në Patos.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: K. M., 18 vjeç, banues në Patos.

Në vëndin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është ndaluar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale dhe i ka kundërshtuar duke mos i dhënë dokumentacionin e mjetit të tij.

18-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe ka goditur 2 mjete tip “Benz” dhe “Ford” të parkuara në një lavazho.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Pas