Policia greke ka arrestuar një adoleshent shqiptar në Greqi që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Mediat greke nuk e bëjnë të ditur emrin e tij, por shkruajnë se ai në konflikt e sipër ka goditur me thikë në fytyrë një 16 vjeçar grek në Halkida.
Shqiptari rezulton me precedentë penalë të mëparshëm, për dy plagosje me dashje. Ndërsa i riu grek është në spital në gjendje të rëndë.