Policia e Tiranës ka arrestuar tre protestues të tjerë të unazës së Re. Mbrëmjen e së premtes ata kanë protestuar sërish, në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, dhe sipas policisë nuk kishin marrë leje.
Po ashtu thekson policia se ata kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.
Të arrestuar janë: E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç.
Dy ditë më parë u arrestuan dhe tre persona të tjerë për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.
“Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit”, njofton policia/ Opinion.al