Kronikë

Arrestohen tre persona, kultivonin kanabis


               Publikuar në : 18:04 - 13/08/19 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga policia e Bertit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën të ditur se tre të arrestuarit kultivonin kanabis në fshatin Meçkë, Komuna Lumas Kuçovë, si dhe me armë zjarri pa leje.

Mësohet se të arrestuarit janë  Riza Xhemal Gjoroveni, Fatos Faredin Ballanga dhe Mehmet Xhevit Toska, të tre banues në Berat.

Njoftimi i policisë:

Berat më datë 13.08.2019, rreth ores 03.00, nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Berat, dhe Komisariatit të Policisë Kuçovë, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Agimi” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Riza Xhemal Gjoroveni, 28 vjeç, banues në fshatin Qereshnik Berat.
    2. Fatos Faredin Ballanga, 27 vjeç, banues në fshatin Qereshnik Berat.
    3. Mehmet Xhevit Toska, 44 vjeç, banues në fshatin Balibardhë Berat.
    Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se, janë kapur nga shërbimet policore duke kultivuar bimë narkotikë në fshatin Meçkë, Komuna Lumas Kuçovë, si dhe me armë zjarri pa leje.
    Në cilësinë e provës materiale janë kapur si dhe u sekuestruan: një çadër për banim, e cila shërbente për fjetje, bimë narkotike të thara ne peshe 900 gramë, një peshore elektronike si dhe 860 bimë narkotike të kultivuara të përmasave ngas 40 -70 cm, një automatik model 56, një pushkë model 54 , një krëher dhe 150 fishekë.

Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, po punohet për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para drejtësisë të personave të tjerë të dyshuar të implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike “, parashikuiar nga neni 284 /2, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve parashikuar nga neni 283 /2 të K. Penal , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municion”, parashikuar nga neni 278 të K.Penal , si dhe “Prerje e paligjshme pyjeve ‘, parashikuar nga neni 205 të Kodit Penal, të kryera në bashkëpunim./ Opinion.al E.Xh.

Pas