Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra penale të ndryshme.
24-vjeçari me iniciale A.B banues në Levan është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 24-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 krëhër dhe 10 fishekë.
Për 24-vjeçarin rëndon vepra penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” për të cilën parashikohet dënimi nga 5 deri në 7 vjet.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të bluve u ndalua një person i shpallur në kërkim për vjedhje. Në pranga ka rënë 19-vjeçari me inciale E.B.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25 Jananr 2020 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 19-vjeçarit për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./Opinion.al/