Kronikë

Arrestohen gjashtë persona në Elbasan, akuzat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 02/12/20 |
Opi Nion

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht nga policia në Elbasan pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Autoritetet bëjnë me dije se është  arrestuar në flagrance një 24- vjeçar me inicialet N. L., pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka tentuar të vjedhë në një market në pronësi të shtetasit A. K.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, të datës 26 tetor, ku dyshohet se ka vjedhur një kompjuter, një printer dhe disa dokumente në zyrën e shtetasit Xh. D., si dhe 24 nëntor, në Elbasan dyshohet se ka vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit G. L.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi J. S., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,  ndërsa një 20-vjeçar, banues në Elbasan, është vënnë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Uniformat blu njoftojnë se janë vënë në pranga shtetasit F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Po ashtu, është arrestuar 30-vjeçari E. Sh.,, banues në Gramsh, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar shtetasen F. S., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, një 22 vjeçar, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij u konstatua se ushtronte aktivitetin e tij pa u regjistruar në organet tatimore, si dhe iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kapsollë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al

Pas