Pas dy ditësh kërkim policia ka mundur të prangosë autorët e vrasjes së Ervis Zybës në Kurbin.
Sipas policisë, Elgert Cara, 19 vjeç, banues në Zheje -Kurbin si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Po ashtu, Dorjan Cara, 25 vjeç, banues në Zheje – Kurbin u prangos si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të jenë autorët e vrasjes së shtetasit Ervis Zyba, datë 25.02.2016.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.