Dy të rinj francez janë arrestuar nga policia. Njësia Speciale “FAST”, sipas njoftimit zyrtar ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Start”.
Në pranga ka përfunduar 26-vjeçarja franceze C. F. Ndërkohë në Durrës policia arriti të arrestojë 33-vjeçarin francez A. Gh.
Të dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent në Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”./ Opinion.al