Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen dy punonjës të policisë, merrnin para për t’iu kthyer qytetarëve patentat e pezulluara

2023/02/16 at 6:53 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohen dy punonjës të policisë, merrnin para për t’iu kthyer qytetarëve patentat e pezulluara

Dy punonjës të Policisë së Tiranës janë arrestuar pasi dyshohet se merrnin para për t’iu kthyer qytetarëve para afatit lejet e drejtimit të pezulluara.

Mësohet se bëhet fjalë për E. P., me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe shtetasi nën hetim A. L., me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë kanë kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.202 të vitit 2022, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259/2, 245/1/4 dhe 248 i Kodit Penal .

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi nën hetim E. P., me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe shtetasi nën hetim A. L., me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, paragrafi 4, pasi në një periudhë kohore disa mujore, kanë premtuar dhe siguruar qytetarë të ndryshëm, drejtpërdrejt apo mes personave të tjerë, që kundrejt përfitimeve monetare të parregullta, do tju kthenin para afatit të pezullimit lejet e drejtimit të pezulluara sipas sanksioneve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, që administroheshin në Zyrën e Kartotekës së OASH. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.12 datë 16.02.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

1.E. P., i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

2.A. L., i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Në datën 16.02.2023, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.12 datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Rajoni

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

11 Qershor, 2025 11:22 pm
Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Kryesore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

11 Qershor, 2025 11:01 pm
Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 10:56 pm
Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
-U tha në Opinion

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

11 Qershor, 2025 10:52 pm
Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

11 Qershor, 2025 10:34 pm
Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!
-U tha në Opinion

Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!

11 Qershor, 2025 10:25 pm
Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar
Aktualitet

Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar

11 Qershor, 2025 10:10 pm
“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump
Bota

“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump

11 Qershor, 2025 10:04 pm
“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson
Aktualitet

“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

11 Qershor, 2025 9:24 pm
Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës
Bota

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës

11 Qershor, 2025 9:07 pm
Para
Zgjedhjet në UEFA, Duka rikandidon për anëtar të Komitetit Ekzekutiv

Zgjedhjet në UEFA, Duka rikandidon për anëtar të Komitetit Ekzekutiv

Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së

Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së

VIDEO/ Rama i ftuar në “Opinion”, FRPD proteston pranë ambienteve të Tv Klan

VIDEO/ Rama i ftuar në “Opinion”, FRPD proteston pranë ambienteve të Tv Klan

TE FUNDIT

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
11 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
11 Qershor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke...

Lexo më shumë

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
11 Qershor, 2025

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina, foli sonte në “Opinion” për herë të parë pas publikimit të...

Lexo më shumë

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
11 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, ishte e ftuar nëna e Martin Canit, Florina Cani. Pasi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com