Kronikë

Arrestohen dy persona për kultivim dhe shitje droge



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:44 - 14/07/22 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohen për kultivim dhe shitje droge.

Mësohet se në pranga kanë rënë Paulin Zefi dhe Andi Doçi, të cilët janë arrestuar në operacione të ndryshme.

Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi Paulin Zefi, 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Andi Doçi, 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Pas