Dy persona kanë rënë në prangat e policisë përkatësisht në qytetet e Fierit dhe Lushnjës për armëmbajtje pa leje.
Policia në Lushnje ka bërë të ditur se ka rënë në pranga 25-vjeçari, i shpallur në kërkim më herët, me iniciale A.C, i cili akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Ndërsa sipas njoftimit të policisë në Fier u ndalua 47-vjeçari i shpallur në kërkim me iniciale E.Xh me banim në Patos i dënuar nga ‘Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë’ me 10 muaj burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme proceduriale./Opinion.al/