Kronikë

Arrestohen dy persona në Durrës, sekuestrohen tre pistoleta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 07/08/21 |
Opi Nion

Tre armë zjarri pistoletë janë sekuestruar nga Policia e Durrësit, teksa janë vënë në pranga dy persona.

Të arrestuarit janë A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. Z.

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas