Dy persona janë arrestuar në Berat gjatë një aksioni policor të koduar “Ypsilon” për të goditur shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Të arrestuarve S.Gj. 42 vjeç dhe K.D. 22 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre.
Kështu, u sekuestruan 85 doza kokainë, 2 makina, 5 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e kokainës.
Nga veprimet hetimore të policisë ka rezultuar se shtetasi S. Gj. bashkëpunonte me shtetasin K. D., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.