Policia e Italisë ka arrestuar dy anëtarët më të rrezikshëm të mafias në një bunker nëntokësor.
Brenda bunkerit u gjend një arsenal i rëndë armësh por jo vetëm, edhe makaronash e djathi me të cilin ushqeheshin.
Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, policia arrestoi Giuseppe Ferrro, 47 vjeç dhe Giuseppe Crea, 37 vjeç në rajonin e Kalabrisë.
Brenda bunkerit, mafiozët ruanin edhe dhjetra shishe vere./a.h