Kronikë

Arrestohen 7 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:50 - 23/03/21 |
Opi Nion

Shtatë persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Autoritetet bëjnë me dije se është arrestuar S. H., 19 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular nga mjeti i shtetasit I. Sh.

Po ashtu janë ndaluar shtetasit M. M., 30 vjeç dhe L. C., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” pasi kanë vjedhur disa bateri nga centrali i një kompanie interneti.

Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;

L.M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.D., 28 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme/ Opinion.al

Pas