Kronikë

Arrestohen 6 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 14/11/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga është vënë një 38-vjeçar që u konstatua me lokalin hapur gjatë orës policore.

Për mbajtjen hapur të lokalit në rrugën e “Barrikadave”, pronari është gjobitur ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur edhe tre armë të ftohta.

Po ashtu, 38-vjeçari ka penguar në ushtrimin e detyrës punonjësit e policisë. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u arrestua një 18-vjeçar që u kap duke luajtur baste sportive nëpërmjet telefonit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan I. A., 55 vjeç; F. K., 54 vjeç; A. M., 32 vjeç dhe Xh. T., 25 vjeçe, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. / Opinion.al

Pas