Kronikë

Arrestohen 5 persona në Tiranë, akuzat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 04/09/21 |
Opi Nion

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë J. D., 62 vjeç dhe A. D., 43 vjeç,pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Shëngjergj kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Një 19-vjeçar po ashtu është vënë në pranga pas kontrollit për lëndë narkotike.

Ndërkohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushurira e tij E. H., 31 vjeçe, pasi në dalje të Rinasit, gjatë kontrollit të ushtruar iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.

Po ashtu është arrestuar edhe një 35-vjeçar për “Armëmbajtje pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas