Kronikë

Arrestohen 4 të mitur dhe bashkëpunëtori 46-vjeçar, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 21/09/21 |
Opi Nion

Katër adoleshentë janë arrestuar këtë të mërtë në Vlorë pasi akuzohen për vjedhje.

Policia bën me dije se janë vënë në pranga: R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës.

Të rinjtë pasi grabitën biznesin kanë munduar të largohen me një automjet, drejtues i së cilit ishte B.S, 46 vjeç.

Autoritetet njoftojnë se u bë arrestimi edhe i B. S., 46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” për vjedhje në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Pas