Kronikë

Arrestohen 4 persona në Vlorë, 3 të tjerë procedohen nga policia, ja akuzat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 29/07/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

E.K., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 26.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”;

B.Ç., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje.

G.P., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar portën hyrëse për në Gjirin e Kakomesë, fshati Nivicë.

Ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. H., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, në Lukovë, pa lejen e organeve kompetente.

Nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. K., 20 vjeç, dhe A. S., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. V., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Pas