Katër persona mes tyre dhe një grua janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike në pjesën e pasme të banesave në tokat në pronësi të tyre në Kurbin.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se në pranga janë vënë I. H., H. K., H. B. dhe shtetasja M. K.
Më tej materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Vijojnë kontrollet e shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kurbin janë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Arrestohen në flagrancë 4 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në Fushë Milot, Kurbin.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasit: I. H., H. K., H. B. dhe shtetasen M. K., të gjithë banues në Fushë Milot, Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia./Opinion.al