Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen 3 grabitësit e bankës në Koplik

2022/06/05 at 10:17 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Arrestohen 3 grabitësit e bankës në Koplik

Policia e Shkodrës njofton se janë vënë në pranga 3 autorët e dyshuar të grabitjes së bankës të nivelit të dytë në Koplik.


Si pasojë e operacionit “Syri i Sheganit”, janë arrestuar Bekim Gurraj, Arnesh Shabaj dhe Admir Shabaj.

Policia thotë se si pasojë e operacionit ka zbuluar edhe një ambient për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Hamdi Fjora dhe prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër Gëzim Spahiu, konferencë për zbardhjen e grabitjes në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Shkodër.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi të Madhe. Gjithashtu zbulohet një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Vihen në pranga 9 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, si dhe prova të tjera materiale që i shërbejnë hetimit për dokumentimin me prova ligjore të grabitjes me armë dhe dhunë të filialit të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s, deri tani është gjetur njëra nga armët e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë kryerjes së grabitjes së vlerave monetare.

Përshëndetje,

Jemi sot këtu, së bashku me prokurorin e çështjes, për të komunikuar mbi rezultatet e arritura gjatë megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i grabitjes me armë e dhunë të filialit të një banke të nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar, si dhe u gjetën dhe u sekuestruan prova që i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Në lidhje me këtë ngjarje u ndaluan 3 autorë të dyshuar.

Gjithashtu, gjatë këtij megaoperacioni është zbuluar një ambient i përshtatur për të kultivuar bimë narkotike nëpërmjet llambave, si dhe u sekuestruan 31 kilogramë kanabis, llamba e pajisje të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Për këtë janë arrestuar në flagrancë edhe 6 persona të tjerë, janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi e Madhe, ku persona të paidentifikuar, nëpermjet kërcënimit me armë dhe dhunës, morën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, në një bankë, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, organizoi punën për zbardhjen e kesaj ngjarjeje.

Pas një pune të mirorganizuar dhe ndjekjes me metoda proaktive, për një periudhë 4-javore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga strukturat policore vendore, si dhe në provat e grumbulluara nga hetimi, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje kriminale.

Bazuar mbi këto prova, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër autorizoi kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente në të
cilat dyshohet se mund të fshiheshin autorët apo mund të përdoreshin prej tyre.

Në këtë kuadër, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë FLO, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”.

Si rezultat u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKT-së, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore se autorët e sipërpërmendur, për kryerjen e aktivitetit kriminal, kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik.

Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, Njësia Administrative Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet.

Po nga hetimet rezultoi se këta shtetas, armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Aktualisht është duke vijuar kontrolli nga polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e tyre. Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov.

Gjatë operacionit, nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

Në banesën e shtetasit Bekim Gurraj u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditën para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit, me qëllim realizimin e vjedhjes.

Po në vijim të operacionit për kontrollin në në banesat e autorizuara nga Gjykata, rezultoi se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Albin Shabaj, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës, u gjetën dhe u sekuestruan 9 kilogramë kanabis.

Për këtë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi.

Shtetasi Ramiz Nikdukaj u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Kultivmimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.”

U arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivoheshin bimët narkotike, me anë të llambave.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj).

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.

Dua të garantoj qytetarët e qarkut Shkodër se strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe me mbështetjen e Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, po vijojnë hetimet intensive, me grupe të dedikuara hetimore të përbëra nga specialistët më të mirë që ka Policia e Shtetit, me qëllim grumbullimin e provave, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që duan dhe që zbatojnë ligjin, të ndihmojnë strukturat e Policisë, duke dhënë çdo informacion të vlefshëm që do t’i shërbente zbardhjes së ngjarjeve kriminale. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.

 

 



Ju sugjerojmë

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
Bota

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

18 Qershor, 2025 9:21 pm
“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
Aktualitet

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 Qershor, 2025 9:09 pm
Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Para
Spanja do të dërgojë raketa dhe tanke kundër-ajrore në Ukrainë

Spanja do të dërgojë raketa dhe tanke kundër-ajrore në Ukrainë

Digjen shtëpi e makina, i nxehti rikthen zjarret në Athinë

Digjen shtëpi e makina, i nxehti rikthen zjarret në Athinë

Zbulohet “shtëpi bari” në Koplik, 455 bimë narkotike të kultivuara me llamba

Zbulohet "shtëpi bari" në Koplik, 455 bimë narkotike të kultivuara me llamba
















TE FUNDIT

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
18 Qershor, 2025

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura: nëse sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane mund të shkaktojnë...

Lexo më shumë

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
18 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit...

Lexo më shumë

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
18 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan demonstroi se si bashkëshortët nga Dimali i Beratit me banim...

Lexo më shumë

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
18 Qershor, 2025

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com