Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy shqiptarët e arratisurit nga burgu 3 ditë më parë kur po transportoheshin drejt burgut të Haniasë.
Alfons Doçi dhe Emiljano Halili, dy të dënuarit me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre.
Ata ishin 2 të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve që mundën t’u shpëtojnë gardianëve. Sipas policisë greke, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale. Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.
Ata do të dërgohen në gjykatë, ku viteve të dënimit ndaj tyre, do t’i shtohen edhe dënimi për arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit.