Dy shqiptare dhe një bullgare janë dënuar nga një gjykatë në Dubai për prostitucion të paligjshëm. Gjykata i dënoi vajzat me 1 vit burg, pasi u arrestuan tetorin e kaluar teksa punonin në një qendër masazhi nga ku jepnin edhe favore seksuale.
Historia nisi kur tutori 27-vjeçar shqiptar, i cili u dënua me 3 muaj burgim vetëm, denoncoi dy klientë se e kishin vjedhur.
Kur policia nisi hetimet për vjedhjen zbuloi se qendra e masazhit ishte shumë më tepër se aq.
Dy shqiptaret dhe tutori i tyre e Apeluan vendimin e dhënë në mars të këtij viti, mirëpo Apeli e ka kthyer mbrapsht.