Policia e Krujës ka finalizuar me sukses dy operacione antidrogë, duke vënë në pranga 11 persona, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Janë vënë në pranga 11 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas 2 operacioneve të kryera sot në Krujë nga policia.
Policia në funksion të kuadër të opeacionit “Ndëshkimi 3” arrestoi gjashtë persona me banim në Krujë dhe fshatrat përreth pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar kanabis ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.
Po sipas burimeve të policisë, gjatë orëve të fundit është finalizuar me sukses operacioni “Ndëshkimi 4” si rezultat i të cilit u arrestuan tre shtetas dhe një u shpall në kërkim. Ata kishin kultivuar kanabis në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme.
Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në total nga dy operacionet e policisë u arrestuan:
A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë, F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë, G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje, J. K., 24 vjeç, banues në Krujë, K. K., 30 vjeç, banues në Krujë, A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë, S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë, K. T, 22 vjeç , banues në Lac, B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël Krujë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë. /Opinion.al