Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Tabaku: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi

2023/01/11 at 7:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama paralajmëroi lajm të mirë për negociatat/Tabaku: Rrofsh sa malet o shoku Edi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e burimeve njerëzore në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Tabaku u shpreh se kjo qeveri nuk ka më vetëm një rast të korrupsionit, por se ato janë bërë shumë duke u kthyer kështu në statistikë.

Deputetja nënkupton se dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe se korrupsioni nuk qëndron vetëm tek sekretari, por tek shumë të tjerë.

Postimi i plotë:

Një i korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë!
Sot është arrestuar Nëpunësi i parë autorizues – SP i Ministrisë së Financave i cili është autoriteti më i lartë në Republikën e Shqipërisë për ekzekutimin e të gjithë pagesave të buxhetit të shtetit.
Ky person ka pasur në përgjegjësi ekzekutimin e buxhetit, kryerjen e të gjitha pagesave, ndjekjen e të gjithë ministrive të linjës dhe pagesave të tyre.

Me pak fjalë, ky është njeriu që ka çelësat e shtetit në dorë dhe sot është arrestuar pikërisht sepse ato çelësa i ka përdorur sipas interesit dhe jo sipas ligjit.
Unë nuk pranoj dot më që kjo të quhet arritje, që të numërohet arrestimi i njeriut që ka çelësat e shtetit, si një statistikë dhe të tundet arrestimi i tij si trofe sa herë takojnë ndërkombëtarët apo sa herë shkojnë të raportojnë tek to.
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi qoftë edhe politike për sa ndodh; pasi nuk është vetëm një Sekretar i Përgjithshëm, as vetëm dy ministra dhe as vetëm një deputet. Ne e dimë që janë më shumë. Shqiptarët e dinë.
Ky sistem i ngritur promovon korrupsionin. Ky sistem nxit korrupsionin. Ky sistem nuk promovon vlerat e një shoqërie të shëndoshë, meritokracinë dhe tregun!
Sistemi që po flasim është ai i zyrtarëve që sot shihen si modele të lehta suksesi, pasi ekspozojnë qindra mijëra euro, stil jetese të papërshtatshëm dhe e gjitha se kjo vjen si rezultat i një sistemi të ndërtuar me kokëposhtë.
Për ta luftuar duhet një plan dhe mbi të gjitha vullnet politik; një vullnet jo denoncues dhe inkuizitor por një vullnet që e lufton atë dhe mbi të gjitha i hap rrugë një sistemi vlerash.
Hapi i parë është kthimi i Luftës kundër Korrupsionit në një prioritet kombëtar pasi nuk janë rastësi kaq shumë arrestime dhe madje nuk është as rastësi pse shqiptari largohet.
Pa shkuar këtu, ne do të vazhdojmë të hedhim topin nga një fushë në tjetrën, do të numërojmë ushtarët specialistë të korrupsionit si statistikë nën moton e Stalinit “Një i korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë”.
Duhet bërë sot!/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia
Bota

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia

15 Shtator, 2025 6:51 pm
Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
Politikë

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare

15 Shtator, 2025 6:10 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD letër ambasadave: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dëmtojnë integrimin

15 Shtator, 2025 6:06 pm
Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet
Bota

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

15 Shtator, 2025 5:56 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Kryesore

Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

15 Shtator, 2025 5:15 pm
Para
Zelensky: NATO duhet të përshpejtojë pranimin e Ukrainës

Zelensky: NATO duhet të përshpejtojë pranimin e Ukrainës

Zyrtari i lartë i SHBA në Kosovë, Osmani:Marrëveshja me Serbinë të ketë njohjen reciproke

Zyrtari i lartë i SHBA në Kosovë, Osmani:Marrëveshja me Serbinë të ketë njohjen reciproke

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 shqiptarët në Greqi

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 shqiptarët në Greqi

TE FUNDIT

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
15 Shtator, 2025

Tashmë është zyrtare! Ndeshja e shumë pritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare, nuk do të luhet në...

Lexo më shumë

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
15 Shtator, 2025

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga garat ndërkombëtare sportive për shkak të veprimeve...

Lexo më shumë

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
15 Shtator, 2025

Rusia ka paralajmëruar të hënën se do të ndjekë çdo shtet evropian që synon të marrë asetet e tij, pas...

Lexo më shumë

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
15 Shtator, 2025

Valët e nxehtësisë, thatësirat dhe përmbytjet që shënuan verën e vitit 2025 shkaktuan 43 miliardë euro humbje për ekonominë evropiane,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com