Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, SPAK jep detajet nga hetimi

2023/06/03 at 11:58 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, SPAK jep detajet nga hetimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Përmes një njoftimi SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se Duro ka marrë një shumë prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik, për fitiminin e një tenderi. Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Paratë u dhanë nga Laura Shteto, e cila punon si Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Në zyrën e Sekretares së Përgjithshme u sekuestruan në cilësinë e proves materiale shuma prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekësh.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e informacioneve të sigurura nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja J. D., me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja L. Sh., me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë së Posaçme, arrestuan në flagrance në datën 02.06.2023 shtetaset J. D. dhe L. Sh., për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.
Gjithashtu në zyrën e Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja L. Sh.)”-njofton SPAK.

Ju sugjerojmë

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre

2 Qershor, 2025 3:35 pm
Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Bota

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 Qershor, 2025 3:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

2 Qershor, 2025 3:12 pm
Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
Rajoni

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

2 Qershor, 2025 3:00 pm
Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
Aktualitet

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

2 Qershor, 2025 2:58 pm
Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën
Aktualitet

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

2 Qershor, 2025 2:52 pm
Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..
Sport

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

2 Qershor, 2025 2:49 pm
Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë
Kryesore

Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë

2 Qershor, 2025 2:28 pm
Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat

2 Qershor, 2025 2:26 pm
“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë
Aktualitet

“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë

2 Qershor, 2025 2:21 pm
Para
Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe Shqipëri

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe Shqipëri

Zelensky: Jemi të gatshëm për të nisur kundërofensivën, shteti ynë do fitojë

Zelensky: Jemi të gatshëm për të nisur kundërofensivën, shteti ynë do fitojë

Pas rrëzimit, Biden pëson tjetër incident, godet kokën duke zbritur nga helikopteri

Pas rrëzimit, Biden pëson tjetër incident, godet kokën duke zbritur nga helikopteri

TE FUNDIT

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre
2 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit dërgoi në gjyq gjashtë punonjës policie për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në përfundim të hetimeve, autoritetet...

Lexo më shumë

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
2 Qershor, 2025

Mbi vullkanin Etna, një re e dendur dhe e lartë disa kilometrash është ngritur, duke treguar aktivitet të shtuar shpërthimi....

Lexo më shumë

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
2 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë nuk tërhiqet! Këshilltarët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thonë se nuk dekurajohen nga vendimi...

Lexo më shumë

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
2 Qershor, 2025

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com