Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto, në të cilën shihet një makinë, për të cilën pretendon se është e biznesmenit të arrestuar gjatë ditës së sotme, Pëllumb Gjokës.
Sipas Berishës, makina ka qëndruar më 14 maj para qendrës së votimit 324 në Velipojë, për të tmerruar zgjedhësit.
Mes të tjerash Berisha tha se banda e Gjokës kishte pushtuar qendrat e tjera të votimit, për të marrë vota në emër të PS-së.
Kujtojmë se arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka është bërë sot me urdhër të SPAK, pas lëshimit të 15 urdhër-arresteve.
“Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qëndruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera”, shkruan Berisha në reagimin e tij./Opinion.al