Aktualitet

Arrestimi i McGonigal,Berisha: Ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri duke takuar dhe Ardi Veliun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 25/01/23 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike është ndalur tek arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

Ai shprehet se përveç faktit që Rama është përfshirë në një nga aferat më të zeza, akt i cili tejkalon çdo normë, shton se ish-zyrtari ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri.

Sipas Berishës, McGonigal ka takuar edhe Ardi Veliun.

Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit. Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj, çdo moral, çdo imagjinatë. De facto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal. Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj, këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës.

Edi Rama është bashkautor në këtë krim të shëmtuar. McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri. Ka bërë takime jo vetëm me Ramën, me Ardi Veliun, me shefin e shërbimeve, me radhë e me radhë. Me kupolën e policisë, etj. Thuhet se të gjitha i ka bërë me pagesa. Që të gjitha, udhëtime të fshehta. E paimagjinueshme”, tha Berisha./Opinion.al

Pas