Kryesore

Arrestimi i Kokës/Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale shtesë për inceneratorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 16/12/21 |
Opi Nion

Pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga SPAK, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar dokumente të tjera shtesë në lidhje me abuzimin e inceneratorët.

Mësohet se kryetarja e LSI ka dorëzuar në SPAK këto dokumente, të cilat sipas saj provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit./Opinion.al

Pas