Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Kokës, Hoxha: Me dosjen e SPAK mund të ndryshojmë elitën politike

2021/12/14 at 10:56 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Kokës, Hoxha: Me dosjen e SPAK mund të ndryshojmë elitën politike

Detaje të reja ka dhënë gazetari Artan Hoxha lidhur arrestimin e SPAK të ish- ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.


Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se autoritetet e kanë gjetur ish-ministrin në lokal dhe i kanë komunikuar vendimin e SPAK, më pas kanë shkruar në banesën e tij dhe kanë ushtruar kontroll.

Gazetari tha se vëllai i ish-ministrit,  Leonad Koka, i ka deklaruar se kanë marrë një sinjal para 4 ditësh se do të kishte veprime në lidhje me këtë çështje, Lefter Koka nuk u largua nga vendi.

Artan Hoxha: Për mua kjo është një nga tre dosjet e mëdha që ka SPAK të cilat nëse çohen deri në fund mund të bëjnë atë që s’kemi bërë këto 30 vjet, mund të ndryshojnë elitën politike. Kjo dosje ka edhe një përfshirje, përveç një hetimi të SPAK, ka pasur edhe presion politik. Ka qenë kauzë e opozitës para zgjedhjeve. Ka qenë një kauzë goxha e madhe. Kam shpresuar që SPAK të vepronte para zgjedhjeve. Kam bindjen që do të kishte ndikim edhe në zgjedhje nëse do të vepronte para zgjedhjeve. U zgjodh kjo kohë, është pjesë e SPAK, nuk e di pse u zgjodh kjo kohë. Vijmë tek veprimet e sotme. Pas lëshimit të urdhrit të vendimit të gjykatës për arrestimin e tre personave është bërë arrestimi sot. Zoti Koka është gjetur në një lokal. I janë paraqitur diku rreth orës 11:00.I janë paraqitur qetësisht në fakt zyrtarët e policisë dhe i kanë thënë që kemi këtë vendim, do të shkojmë në banesë dhe të bëjmë kontrollin e banesës. Është bërë kontrolli i banesës dhe ai është vënë në dispozicion të hetimit. Nga kontrolli që i është bërë sistemit TIMS dhe nga mbikëqyrja që i është bërë banesës së Klodian Zotos ka rezultuar se Zoto nuk është në banesë, nuk ka qenë këto ditë, por nuk del që të jetë larguar nga Shqipëria në rrugë të ligjshme. Edhe me Stela Gugallen. Ata e kanë pritur. Kam folur pasdite me vëllain e zotit Koka, me Leonard Kokën, ose Nard Kokën siç e njohin të gjithë dhe zoti Koka ka thënë që edhe ne na njoftuan para 4 ditësh por nuk u larguam dhe vendosëm që të përballeshim. Kemi marrë një sinjal që do të kishte veprimet tha dhe sipas atij Lefter Koka zgjodhi të mos largohej dhe ka qëndruar sepse nëse do të largohej tha… Ai e lidhte me histori të tjera dhe tha se gjithmonë kur fillon një lëvizje për ndryshim, një nga Kokët shkon në burg. E lidhi me arrestimin e vet nëse e mban mend në vitin 2004-2005. Shkoi në burg për kontrabandë cigaresh, për një sasi prej 10 milionë Dollarësh. Tha se unë e bëra burgun, por nuk i tregova shokët. Në këtë rast, e gjithë ideja është që kjo histori, është pritur që të godasë më lart se kaq. Padyshim që në Shqipëri jo çdo ditë arrestohen ministra. Ministri i fundit që shkoi kokë turku ishte kokë greku, ishte Spiro Ksera.ai shkoi kokë turku. Në rastin konkret zoti Koka, në këtë histori pa diskutim nuk është koka për mua e gjithë kësaj historie. Për mua hanxhari ka shkuar diku në mes të zinxhirit. Ka edhe poshtë tij, por ka edhe sipër tij. Është vënë një shtet në rresht. Janë 3 inceneratorë, janë të paktën 178 milionë Euro në valle, pra ka patur para për të gjithë. / Opinion.al

Etiketa: Artan Hoxhaspak


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Kryesore

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

8 Shtator, 2025 3:00 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
Para
Vangjeli: Historia me inceneratorët vazhdon. Birisida Shehaj jep emra zyrtarësh

Vangjeli: Historia me inceneratorët vazhdon. Birisida Shehaj jep emra zyrtarësh

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 15 Dhjetor 2021, shenjat më me fat

Video/ Zbulohet “shtëpia e barit” në Durrës

Video/ Zbulohet "shtëpia e barit" në Durrës
















TE FUNDIT

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

Auto-Skicë
8 Shtator, 2025

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për media tha se përballë Letonisë do përgatisë një formacion, i cili...

Lexo më shumë

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
8 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur miratimin urgjent të një dekreti që forcon embargon ndaj shitjes së armëve për Izraelin....

Lexo më shumë

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
8 Shtator, 2025

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore...

Lexo më shumë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
8 Shtator, 2025

PD ka reaguar pas dekretimit të datës 12 shtator për mbledhjen e Parlamentit të ri nga, Presidenti Bajram Begaj. Kreu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com