Politikë

Arrestimi i Kajmakut në Itali,Alibeaj: Rama bëri kryebashkiak një trafikant droge



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 12/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku në Itali, pasi iu sekuestruan 20 kg kokainë.

Alibeaj shkruan në postimin e tij në “Facebook” se PS duhet të mbaj përgjegjësi pasi bëri kryebashkiak një trafikant droge.

Deputeti demokrat thotë se kryeministri Edi Rama i ka fituar zgjedhjet me ndihmën e kriminelëve që blenë votat.

Postimi i Alibeajt

E mbani mend kur Edi Rama thoshte “Gimi është si puna ime”? E kishte fjalën për Agim Kajmakun, ish-kryetar i bashkisë Vorë, sot i arrestuar në Itali për trafik droge.

Kur PD e denoncoi me fakte aktivitetin kriminal të Kajmakut në Greqi, Rama e mbrojti, e justifikoi dhe e ia fshehu drejtësisë sa mundi. Nuk hoqi dorë asnjëherë prej sojit si ai, madje atë e përfshiu së fundmi edhe në zgjedhjet e 6 marsit në Vorë!

Kurioz jam të dëgjoj se çfarë do thotë sot shefi i Rilindjes, për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie, siç bëri shumë të tjerë, deputetë e drejtues të lartë të pushtetit të tij. Nuk pres as të skuqet e as të zverdhet, sepse është i nxirë faqje të gjithëve nga raportet e DASH dhe ODHIR!

Me shumë gjasë sot, Edi Rama i zënë prapë mat, do zgjedhë kodin mafioz të heshtjes!

Denoncimet e PD në të gjitha rastet për të inkriminuarit e tij janë vërtetuar dhe është provuar se pushteti i tij, është pushtet i marrë me kriminelë e trafikantë droge dhe me votat e non gratave të tij.

Agim Kajmaku është prova më e qartë për këtë. Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e krimit që blenë e mblodhën vota për Rilindjen, dhe vazhdon të qëndrojë në pushtet me votat e krimit e të non gratave.

Pas