Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i ish-ministrit/Basha:Akuzat i bëmë ne, Koka nuk është “peshku i madh”

2021/12/14 at 1:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i ish-ministrit/Basha:Akuzat i bëmë ne, Koka nuk është “peshku i madh”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një prononcim për mediat ku ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.

Ai ka thënë se denoncimi për firmosjen e inceneratorëve është bërë nga PD dhe se pas Kokës janë emra të tjerë të qeverisë Rama.

Basha tha se nuk është Lefter Koka peshku i madh.

“Arrestimi i sotshëm i ish-ministrit të Edi Ramës, Lefter Koka, është një tjetër provë që fakton drejtësinë e denoncimeve të Partisë Demokratike. Sot është dita të kujtojmë se është dita të kujtojmë se ishte Partia Demokratike e cila në shkurt të vitit 2018-të, nisi procesin e denoncimeve dhe të interpelancave parlamentare, përkundër gjithë zhumnajës, blerjes së heshtjes publike duke përfshirë influencimin përmes parave të inceneratorëve pothuajse të gjithë mediave shqiptare. Për 400 milionë euro që iu janë zhvatur taksapaguesve shqiptarë. E pra sot, arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat tona kanë qenë të drejta. Se denoncimet tona kanë qenë të bazuara. Thënë kjo, nuk ka qytetar shqiptarë ta besojë se ky është peshku i madh. E dinë të gjithë që 17 vendime qeverie brenda dite, nuk i nxirrte dot një ministër kushdo qoftë ky. Emrat e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj afere, pas këtij abuzimi me 400 milionë euro të shqiptarëve, janë ato të Edi Ramës, të Damian Gjiknurit, të Erion Veliajt, Klodian Mërtirit, Arben Ahmetajt dhe surogatëve të tjerë, dy kryetarëve të tjerë të bashkive të tjera. Ndaj sa kohë që nuk ka veprim të plotë, nuk ka drejtësi të plotë për këtë aferë të tmerrshme korruptive e cila ka varfëruar edhe më shumë xhepat e shqiptarëve.

Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, për drejtësinë. Është ndoshta fillimi i një procesi, por që nuk mund të përfundojë pa i dhënë përgjigje pyetjeve se çfarë bëhet me kokat e kësaj afere, me kreun e qeverisë që kaloi 17 vendime qeverie brenda një dite. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që është arrestuar sot?

Kjo dëshmon edhe njëherë rëndësinë që ka komisioni hetimor për inceneratorët, dëshmon edhe njëherë rezistencën, arsyet për rezistencë që iu bë  ngritje së këtij komisioni dhe rikthen vëmendjen e qytetarëve faktin që ne, Partia Demokratike po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, për xhepat e shqiptarëve, në krahun e shqiptarëve, por po tregohet qartë që me refuzimin për t’ju përgjigjur në kohë me dokumentacionin e kërkuar dhe me dëshmitarët e kërkuar fajtorët janë vetëzbuluar para opinionit publik”-tha Basha./Opinion.al

Etiketa: akuzat nga PDarrestimi i lefter kokeslulzim bashareagon

Ju sugjerojmë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Rubio: SHBA po punon për të siguruar paqen, Gaza do demilitarizohet

24 Tetor, 2025 4:38 pm
OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara
Bota

OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara

24 Tetor, 2025 3:54 pm
Para
Çfarë u diskutua në mbledhjen me ambasadorët? Basha: Për të sotmen dhe të ardhmen

Çfarë u diskutua në mbledhjen me ambasadorët? Basha: Për të sotmen dhe të ardhmen

Video/Pa pranga në duar dhe pa policë, Lefter Koka hyn në Drejtorinë e Policisë

Video/Pa pranga në duar dhe pa policë, Lefter Koka hyn në Drejtorinë e Policisë

Kryemadhi: Me Ramën kryeministër, nuk hapen negociatat

Arrestimi i Kokës/Kryemadhi nxjerr dokumentet: Ka të tjerë majtas dhe djathtas

TE FUNDIT

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
24 Tetor, 2025

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve...

Lexo më shumë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
24 Tetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Dosja penale ndaj kryebashkiakut socialist është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com