Kronikë

Arrestimi i ish-ministrit, Artan Hoxha tregon çfarë i tha vëllai i Lefter Kokës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 14/12/21 |
Opi Nion

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për inceneratorin e Elbasanit, ka komunikuar me vëllain e tij, Nar Koka.

Sipas Hoxhës, ky i fundit i ka pohuar se i ka ardhur informacion që ish-ministri do të arrestohej, por Koka ka vendosur të mos largohet.

Ndërkohë, përsa i përketë dy personave të tjerë të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Stela Gungallia, gazetari tha në “Abc” se nuk rezultojnë që të jenë larguar nga territori shqiptar.

Lefter Koka akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet skemave korruptive për të dhënë licencën për ndërtimin më pas të inceneratorit.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Një nga pronat e sekuestruara është kantina e pijeve Skënderbeu. Unë dua të jap vetëm 2 gjëra që më ranë në sy, së pari këto lloj arrestimesh kryhen me një skuadër të ngushtë të BKH me njësi të caktuara të policisë kryesisht janë njësi civile që marrin një objektiv dhe e mbajnë në vëzhgim para se të marrin vendimin e gjykatës.

Koka  u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra ai është në Shqipëri. Edhe fakti që policia s’e ka gjetur dot, por nga kërkimet e tjera rezulton se ai është në Shqipëri.

Personi i 3 Stela, thuhet se është brenda Shqipërisë, por nga informacionet që kam unë është jashtë.

Nëse u arrestua i pari Koka pse duhet të dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar 2 të tjerët? A ka ndonjë rrjedhje informacioni që këta 2 të tjerët i morën masat?

Nga kontakti me Nar Kokën, një personazh shumë kontravers e kam pyetur në lidhje me arrestimin, atij i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja 2 orë. E pyeta a keni pasur dijeni? Nari më tha “na thanë po na ka ardhur një informacion para 4 ditësh dhe vëllai zgjodhi këtë, që të mos largohej./ Opinion.al

Pas