Kronikë

Arrestimi i ish-deputetit/Hoxha:Nëse Alqi Bllako flet,merr me vete shumë të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:23 - 01/04/22 |
Opi Nion

Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-deputeti i arrestuar Alqi Bllako vendos të flasë do të përfshinte dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë në akuzat për inceneratorët.

“Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë”,-thotë Hoxha.

Sipas gazetarit, Bllako është një pikë lidhëse mes personave që janë në kërkim për aferën e inceneratorëve dhe veprimeve që janë kryer.

Gazetari thotë në “ABC” se ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me ish-deputetin dhe se prokurorit i nevojitet bashkëpunimi në këtë situatë.

 “Prokurori ia ofron këtë status kujtdo personi, që kanë njohur të rëndësishme mbi hetimet. Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veoprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur. Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për dijeninë që ka mbi çështjen nëse pranon të bashkëpunojë ai mund të marrë me vete shumë të tjerë. Ai duhej të dorëzohej sepse largimi ishte një dëm shumë i madh. deri në këtë koment që i qëndroi përballë procesit ishte Saimir Tahiri. Kryeprokurori iku. Ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me Bllakon. Prokurori do që Bllako të jetë bashkëpunëtor. I duhet sesbën informacionet e Bllakos. Nëse Bllako vendos të bashkëpunojë sigurisht që ka lehtësia, për të ndihmuar familjen, për dënimin. Nuk u vu kot aty sipër në listë ai. Ne e dimë kush e bëri listën, e ka bërë komandanti. Bllako ishte personazh  i rëndësishëm që dinte shumë gjëra”, tha Hoxha./ Opinion.al

Pas