Aktualitet

Arrestimi i dy efektivëve në Tiranë, policia jep detaje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 26/11/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e dy efektivëve,  një i Komisariatit nr.1 dhe një i Policisë Bashkiake në kryeqytet.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se Sajmir Muzikani, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxhio Cani, 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1,  dyshohen se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial.

Këta të fundit kanë ngritur një kallëzim penal ndaj dy policëve, të cilët si rrjedhojë u arrestuan mëngjesin e sotëm nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– Sajmir Muzikani, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxhio Cani, 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm”-njofton policia.

 

Pas