Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Dakos, Salianji: Personazh i errët i politikës, SPAK të “godasë” sërish

2023/06/06 at 8:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Babalja/ Shtyhet gjyqi, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pasi SPAK lëshoi urdhër-arresti ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një lidhje në Klan News, ai e ka cilësuar një drejtësi të vonuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit këtë të Martë.

Po ashtu Salianji ka deklaruar se Dako është një nga personazhet më të errët të politikës në Shqipëri.

“Është një lajm apo veprim që duhet inkurajuar ky që ka marrë SPAK dhe për njerëz të tjerë me influencë dhe të lidhur me qeverinë. Është një arrestim i vonuar, por është një prej personazheve më të errët të politikës shqiptare, një njeri i denoncuar shpesh. Edhe personalisht e kam denoncuar dhe në emër të PD për lidhjet e tij me krimin, për ndarjen si plaçkë të detit, për involvimin e grupeve kriminale  në zgjedhje dhe ndërhyrjen e tyre në institucionet ligjzbatuese. Ka pasur përgjime për këtë personazh të njohura si Dosja 339, pra është një person që ka shkatërruar procesin e zgjedhjeve nga viti 2011 e në vazhdim, çka e ka bërë qytetin më të varfër. Nëse do të kishim ndërhyrje të shpejtë të drejtësisë, nuk do të kishim pasojat që kanë ardhur te disa pallate pas tërmetit, pasoja me varfërimin e qytetarëve apo fuqizimin e grupeve kriminale aq sa është e pamundur për t’i çmontuar dhe padyshim do kishim jetë politike më të mirë”, deklaroi deputeti.

Ai u shpreh po ashtu se e inkurajon SPAK që të vijojë me “goditjen” për çdo zyrtar që e ka shkelur ligjin.

“E inkurajoj SPAK-un që të ketë goditje ndaj personazheve, po them goditje në kuptimin metaforik, të zbatojë ligjin.  Fakti që ka arritur në nivelin  ku është kërkuar arrest me burg për një ish-zyrtar, unë shpresoj që edhe akuzave të tjera që janë për këtë personazh t’u shkohet deri në fund për të parandaluar ngjarje të tjera. Shpresoj të jetë rasti i parë i një serie të zyrtarëve që duhet të përballen me ligjin. Ndodhin në mënyrë të pakontrolluar pasi largohen nga detyra, rasti i Vangjush Dakos është diskutuar dhe në media. I është lënë kohë për të rregulluar të gjitha gjërat që mund ta implikonin më tej, sërish ka mbrojtje politike. Ka vëmendje të fortë ndërkombëtare që ka arritur në këtë nivel”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
Rajoni

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

28 Shtator, 2023 9:11 am
Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan
Rajoni

Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan

28 Shtator, 2023 9:05 am
Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet
Kronikë

Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet

28 Shtator, 2023 8:57 am
Rama publikon foto nga takimet në Itali: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik
Kryesore

Rama publikon foto nga takimet në Itali: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik

28 Shtator, 2023 8:45 am
Atentati në Dukagjin/Kush janë 4 autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit
Kronikë

Atentati në Dukagjin/Kush janë 4 autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit

28 Shtator, 2023 8:37 am
Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje
Aktualitet

Reshje shiu në disa qarqe, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë

28 Shtator, 2023 8:17 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Life Style

Horoskopi ditor, e enjte 28 shtator 2023

28 Shtator, 2023 8:09 am
Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje
Rajoni

Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje

27 Shtator, 2023 10:37 pm
Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Malësinë e Madhe

27 Shtator, 2023 10:34 pm
Zbardhen 6 vrasje/ Bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut
Kronikë

Zbardhen 6 vrasje/ Bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

27 Shtator, 2023 10:29 pm
Para
“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës

Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar

Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar

TE FUNDIT

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
28 Shtator, 2023

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore...

Lexo më shumë

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
28 Shtator, 2023

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore...

Lexo më shumë

Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan

Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan
28 Shtator, 2023

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në...

Lexo më shumë

Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet

Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet
28 Shtator, 2023

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me megaoperacionin e realizuar mbrëmë në disa qytetet të vendit. Lidhur me këtë megaoperacion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com