El Chapo sapo është riarrestuar, dhe qeveria meksikane po vlerëson mundësinë e ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pak përpara se të kapej, narkotrafikanti, kishte kontaktuar me disa eksponentë të Hollywoodit për të xhiruar një film për jetën e tij, çka ka kontribuar për ta vënë policinë në gjurmët e tij.
Dhe ishte pikërisht intervista e dhënë Shon Pen, ishte ajo e cila i dha dritë strofkullës ku fshihej bossi.
E ka konfirmuar vetë prokuroria meksikane.
FBI në fakt kishte ndjekur aktorin dhe kishte identifikuar vendin ku El Chapo fshihej.
Një pavetëdije e Shon Pen, që megjithatë ishte i bindur se po ndiqej.
“Isha i bindur që DEA (Agjencia Antidrogë Amerikane) dhe autoritetet meksikane po ndiqnin çdo lëvizje time në Meksikë. Në momentin kur jam ulur, jam bërë i dyshueshëm për të gjithë”, ka thënë aktori, duke shtuar se gjatë përgatitjes së intervistës ishte i detyruar “ të përdorte një telefon vetëm një përdorimësh, për ta hedhur më pas”