Policia ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e 41-vjeçarit, Bledar Cafi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga strukturat e DVP Shkodër u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bledar Cafi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana”, njofton policia.
Policia bën me dije se Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.
Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit drejt Italisë./Opinion.al